Kronike
Ishte zhdukur prej dy ditësh, dyshohet se 50-vjeçarit u vetëflijua: Dyshohet se është…

Pas një operacioni kërkimi të Policisë së Sarandës dhe shërbimeve kufitare, trupi i pajetë i Naim Likometit, 50 vjeç, u gjet këtë pasdite në zonën e Gjirit të Hartës.
Viktima ishte raportuar i zhdukur nga familja që prej mëngjesit të 8 marsit, ndërsa policia e kishte intensifikuar kërkimin pas kallëzimit të bashkëshortes së tij
Sipas informacionit paraprak të uniformave blu, dyshohet se 50-vjeçari është vetëmbytur. Në vendngjarje janë gjetur më herët rrobat dhe telefoni i tij, ndërsa celulari i tij ka rezultuar aktiv deri në orën 16:00 të ditës së zhdukjes.
Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar rrethanat e plota të rastit. Aktualisht nuk ka të dhëna për ndonjë përfshirje kriminale, por autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë derisa të përfundojnë hetimet.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Gjiri i Hartës”, është gjetur i pajetë shtetasi N. L., 50 vjeç, banues në Tiranë, i cili paraprakisht dyshohet se është vetëmbytur.
Trupi i këtij shtetasi u gjet si rezultat i kërkimeve të pandërprera të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, pas kallëzimit të bërë dje nga bashkëshortja e 50-vjeçarit, për humbjen e kontakteve me të.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

