Pinknews
Ishte “zhdukur”/ Rikthehet Eno Popi
Eno Popi është bashkëprezantuesi i Bora Zemanit, në emisionin “Dance With Me Albania”. Prej kohësh në fakt ai ishte “zhdukur” nga ekrani dhe hera e fundit që e kemi parë ka qenë kur ka prezantuer surprizën e Ilir Shaqirit në “Big Brother”.
Ditën e sotme ai ka dhënë një intervistë ku ka treguar se ai është i lumtur që do t’i rikthehet punës dhe se gjithçka e ka marrë me shumë dëshirë.
“Unë këtë sezon i bashkohem ‘Dancing With the Stars’. Është kënaqësi t’i rikthehem një prej programeve më të mira në televizionet ndërkombëtarisht. Do punoj me një ekip, jam i kënaqur se një pjesë i njoh shumë mirë. Kështu që të premten e ardhshme… Është diçka që e kam marrë me shumë dëshirë dhe shumë qejf dhe ja ku jemi! Gjithçka që do ndodhi, promoja premton magji, futet shpirti i garës, emocioni. Më vjen mirë që do ketë mikrofon në dorë. Unë bashkëprezantoj me Borën, do të jem në ‘goldroom’. Kam thënë ‘po’ sepse më pëlqen mënyra si është ndërtuar dhe roli.”
“Me DWTS paralelisht do të nis një tjetër projekt. Është shumë interesat, është program i fokusuar te sipërmarrja, idetë e të rinjve. Janë dy gjëra që i kam marrë me shumë dëshirë, por i kam marrë me shumë impenjim”- tha ai.