Bota
Ishulli i Kretës në katastrofë pas përmbytjes
Të paktën dy persona kanë humbur jetën në përmbytjen që goditi ishullin e Kretës, në Greqi.
Ekipet e shpëtimit gjetën trupin e një gruaje që u zhduk një ditë më parë. Viktima po udhëtonte me një makinë e cila u vu nën kthetrat e furisë së ujit. Roja Bregdetare Greke, zhytës, dronë dhe pjesëtarë të Njësisë Speciale të Menaxhimit të Fatkeqësive të Brigadës Zjarrfikëse janë prej 24 orësh në punë. Këtyre të fundit iu desh që, në të gjithë sipërfaqen e ishullit, të shpëtonin dhjetëra njerëz të bllokuar me makinat e tyre në rrugët e përmbytura.
Fatkeqësia natyrore goditi më së shumti fshatin e peshkimit Agia Pelagia, i cili ndodhet 25 km në veri të Heraklion, qyteti më i populluar në ishullin grek.
Tani mbetjet e shumta, inerte dhe jo, si dhe makina e zhytura dhe të braktisura përgjatë plazhit të ngushtë, janë gjurmët e pas katastrofës në Agia Pelagia