Kronike
Itali/ Shqiptari kapet duke shitur kokainë në festën e karnavaleve të Venecias! E kishte fshehur në të brendshme, ëmbëlsira, çorape…

Venecia– Trafikantët e drogës shfrytëzojnë edhe eventet festive për të shitur mallin e tyre dhe fituar sa më shumë nga kjo tregti ilegale.
Një rast i tillë është evidentuar gjatë karnavaleve në Venecia, teksa një 22-vjeçar shqiptar u kap duke shitur kokainë.
Por ajo që surprizoi efektivët ishte fakti se lënda narkotike në pjesën më të madhe të saj ishte e fshehur në të brendshme. Në total u sekuestruan 40 doza kokaine.
Zbulimi u bë pikërisht gjatë monitorimit të shtuar të festave, kur kërkesa për drogë rritet në mesin e mijëra turistëve. Shqiptari u pikas ditën e hënë (24 shkurt) nga katër policë të patrullës së Venecias.
Por ajo që ra më shumë në sy ishte fakti se ai i kishte fshehur dozat e drogës kudo; në xhepa, ëmbëlsira, çorape dhe deri në të brendshme dhe totali ishte 30 gramë kokainë, informon media italiane.
Në një proces të shpejtë, ditën e djeshme (25 shkurt), ai pranoi marrëveshjen me gjyqtarin Federico Germani dhe prokurorinë, duke u dënuar me gjashtë muaj me kusht.

