Connect with us

Sport

Italia fiton ndaj Anglisë, Hungaria ‘tmerri’ i Gjermanisë

Italia ka arritur të fitojë një ndeshje shumë të bukur ndaj Anglisë.

Pjesa e parë ishte tepër intensvie, por goli nuk erdhi gjatë 45 minutave të para.

Pjesa e dytë foli pothuajse anglisht, ku miqtë e Southgate sulmuan disa herë portën e Donnarumma, por djaloshi ishte i kujdesshëm.

Mrekullia vjen në minutën e 68-të, ku një top i mahnitshëm i shërbyer nga Bonuçi pothuajse nga zona e tij, zbarkon mrekullisht në këmbët e Raspadorit dhe sulmuesi i Napolit realizon një gol fantastik duke i dhënë fitoren Italisë.

Nga ana tjetër, ndodhi ajo që frikësonte më shumë Flick-un. Hungaria mposht  minimalisht gjermanët.

Në pjesën e parë, konkretisht në minutën e 17-të, hungarezët kryejnë një godtije këndi dhe Szalai shënon një gol magjik nga një goditje me takë. Dominim total nga Gjermania, por goli i barazimit nuk erdhi kurrë.

Advertisement