Connect with us

Sport

“Italia top-skuadër, pretendon Europianin”, Sylvinho i emocionuar: Përgjegjësi e madhe

Shqipëria është më gati se asnjëherë për të treguar veten. Kuqezinjtë nisin Europianin në ndeshjen ndaj Italisë, në takimin që do luhet të shtunën në Dortmund. Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho u shfaq në konferencën për shtyp, në këtë pasdite.

“Jam i lumtur që jam këtu. Çdo gjë ka qenë e vështirë, për mua është nder të jem këtu.

Më vjen keq që kapiteni nuk ka luajtur në 2016. Gjimshiti ka mundësinë të jetë këtu. Me të vërtetë e meriton të jetë këtu.

Ne jemi në një grup të vështirë. Kam gati formacionin.

E dijmë që ka shqiptarë gjithandej. Për ne është përgjithësi e madhe që të përfaqësojmë këta njerëz. Në masën më të madhe, stadiumi do jetë kuqezi, kjo shton përgjegjësinë te ne.

Italia është top-skuadër. Ne do synojmë të dalim me pikë. E dijmë që ata kur të futen në fushë, do futen për fitore dhe natyrisht për të triumfuar në ktë kompeticion” – tha ai.

Advertisement