Aktualitet
Iu gjet biçak në çantë, zbardhet deklarata e 13-vjeçarit: Nuk kisha qëllime të këqija
Është zbardhur deklarata e 13-vjeçarit nga Bilishti që ju gjet një mjet prerës(biçak)në çantë.
13-vjeçari përpara policisë ka deklaruar se nuk kishte qëllime të këqija por e ka harruar në çantë pa dashje.
Sipas tij, një ditë më parë ka qenë duke luajtur në ambientet e banesës së tij me biçakun dhe për një moment e ka futur në çantë pa vetëdije.
Pyetur nga policia edhe psikolog apo mësues në këtë shkollë ato kanë deklaruar se i mituri është tip i qetë, me sjellje të mirë dhe që nuk është konfliktuar asnjëherë më parë me asnjë shok.
Pas ngjarjeve të njëpasnjëshme në qarkun e Korçës dhe jo vetëm policia ka shtuar kontrollet nëpër shkolla.