Aktualitet
Iu thotë gardianëve se është Vasil Laçi/ Gazetari: Meta në burg bën pompa dhe ulëret
Analisti Arjan Curri tha se e kishte parashikuar muaj më parë arrestimin e Metës dhe masën për Kryemadhin.
Ai tregoi se ka marrë informacioneve nga blloku i sigurisë ku po mbahet Meta sipas të cilave ish-presidenti është sërish në gjendje të rënduar emocionale.
“Sot kam informacione që na vijnë nga qendra e paraburgimit, që Meta është sërish në gjendjen të rënduar emocionale.
Na thonë nga brenda qendrës së sigurisë se sa herë që shikon policët sërish Meta ngre zërin dhe reagon ndaj tyre.
Nuk e pranon idenë në psikikën e tij, edhe pse mund ta ketë ditur teorikisht e ka të pamundur faktin që mund të jetë i arrestuar.
Thonë që ka kërkuar vegla force për të bërë stërvitje dhe nuk ja kanë dhënë akoma. Më thonë që këndon gjithë kohës dhe bën pompa në mungesë të veglave dhe sa herë shikon policët ju bërtet dhe ju thotë jam Vasil Laçi.
Vasil Laçi është i riu atentator që donte të vriste Viktor Emanuelin kur erdhi në Shqipëri, atentat që dështoi, i kam nga brenda informacionet. Unë i kam bërë thirrje Metës të arratiset se kjo drejtësi tenton të jetë respresive”, tha Curri.