Connect with us

Aktualitet

Iu vodhi varëset e floririt me dhunë 3 qytetarëve, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Vorë, pasi gjatë muajit mars iu vodhi me dhunë 3 shtetasve varëset e floririt.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se 32-vjeçari është banues në Fushë-Krujë dhe po punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që ai mund të ketë kryer.

“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera pas kallëzimeve të 3 shtetaseve, se gjatë muajit mars 2025, në Vorë dhe në Kamëz, iu ishin marrë me dhunë, nga qafa, varëset e floririt, Komisariati i Policisë Nr. 7 ka finalizuar operacionin “Mekanizmi”.

Gjatë operacionit u mundësua identifikimi, lokalizimi dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar të këtyre vjedhjeve, shtetasi F. C., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 32-vjeçari.”- njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Advertisement