Kosova
Ivica Daçiç tregon planin për zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak
“Çfarë i shtyn Nenad Çanak dhe Sonja Biserkon të arrijnë në përfundimin se shteti serb po behet gati te transferoje ne Sanxhak serbet nga veriu I Kosoves? Është padyshim një ide e sajuar që Serbia të lejojë Albin Kurtin të terrorizojë serbët në Kosovë” – keshtu deklaroi ministry I brendshem Ivica Dacic, duke shtuar se “Ende nuk kam dëgjuar qe Sonja Biserko dhe Canak ti kene mbrojtur diku dhe ndonjehere serbët.
Sipas tij, Sonja Biserko, drejtoresha e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe Nenad Çanak, ish deputet ne kuvendi e Vojvodines, shpifin dhe
e gjithë kjo do të thotë se ka një taktikë dhe qëllimi është që të futet sa më shumë konfuzion në radhët e komunitetit serb që jeton në Kosovë.
“Të gjithë ata që flasin për faktin se qeveria e Serbisë ka dick ate tille ne plan, nuk është e vërtetë. Këtu bëhet fjalë për mashtrimin e të gjitha marrëveshjeve me bashkësinë ndërkombëtare dhe qëllimin djallëzor për ta çliruar Kosovën nga serbët ne veri e ne jug. Qëllimi është një Kosovë etnikisht e pastër. Gjithçka që po bëjnë Çanak dhe Biserko është krijimi i një klime në të cilën Serbisë nuk do t’i lejohet të jetë e qëndrueshme, e fortë dhe e zhvilluar sepse është një digë e tillë për dominimin e interesave të pjesshme të fuqive të huaja në rajon” – deklaroi Dacic
Sipas tij, të gjithë jemi të vetëdijshëm se ka një sërë politikanësh në Serbi dhe në rajon që i pranojnë të gjitha marrëveshjet si paketë me disa që krijojnë një imazh të tillë në Ballkan.