Kosova
Izolim nga bota/ SHBA ndan rrugët me Kosovën
“Unilateralizmi” dhe “ndarja e rrugëve me SHBA-në dhe QUINT-in” nga Qeveria së Kosovës përmes zbatimit të masave me doemos shpejtë dhe menjëherë, persa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me komunitetin serb në very, siç është ndalimi i valutës serbe (dinarit) pa ofruar kohë optimale, informative dhe kalimtare, “mund të çojnë lehtësisht në vetëizolimin e Kosovës dhe ky nuk është opsion” – ka thënë profesoresha nga Universiteti i Amsterdamit dhe ekspertja e çështjeve rajonale, Nevenka Tromp.
Ajo pati vërejtje ndaj Qeverisë së Kosovës, për të cilët tha se “duhet t’i kushtojnë vëmendje” deklaratës së lëshuar nga ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, I cili përçoi qëndrimin e qeverisë amerikane teksa deklaroi se janë “thellësisht të zhgënjyer” me veprimet e panevojshme qe po rritin tensionet” e në veçanti për konfiskimin e një automjeti që po barte pagesa për penzionistët dhe përfituesit e tjerë të ndihmave sociale në fshatin Gorazhdec.
Ne fjalen e tij, Hovenier u detyrua të rikujtojë edhe vetë Deklaratën e Shpalljes së Pavarësis së Kosovës dhe Kushtetutën e Kosovës si një shtet dhe demokraci multi-etnike; premisa themelore të shtetësisë për të cilat “ka përgjegësi” Qeveria e Kosovës.
“Shpejtësia e procesit është më pak e rëndësishme se legjitimiteti i çfarëdo mase bazuar në consensus, edhe nëse kjo merr kohë më shumë se sa ç’dëshiron apo planifikon qeveria” – tha profesoresha Tromp, duke shtuar se beteja që Kosova ka me Serbinë, “duhet të ndahet nga detyrat” që Qeveria e Kosovës ka “për të mbrojtur popullatës serbe lokale të saj”.
“Nuk është kjo punë e lehtë, megjithatë është e arritshme. Në rend të parë përmes dialogut të vazhdueshëm me përfaqësues të serbëve locale, në mënyrë që të arrihet pajtim i përgjithshëm mbi atë se çfarë dhe si të implementohen këto masa praktike të rëndësishme” – theksoi Tromp
Sipas saj, “Mosdurimi i qeverisë kosovare në nxitimin e këtyre masave integruese mund të jetë i kuptueshëm por jo domosdoshnërisht produktiv në kuptimin afatgjatë”
Për SHBA-në dhe QUINT-in, Tromp theksoi se Kosova i detyrohet atyre “ekzistencën” e saj dhe se “ndarja e rrugëve me ta mund të çojë në vetëizolim” dhe që “kjo nuk është opsion”. Ndërsa opsioni i vetëm për Kosovën, tha Tromp, është përmes aleatëve të saj “që përfundimisht duhet të jetë anëtarësimi në Këshillin e Evropës, në NATO, Bashkimin Europian dhe OKB”