Connect with us

Bota

Izrael-Hamas/ Të tjera viktima pas arritjes së marrëveshjes për armëpushim

Mbrojtja civile në Rripin e Gazës tha se shtatë persona u vranë në dy bombardime nga forcat ajrore izraelite këtë mëngjes, disa orë pas njoftimit se një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit do të hynte në fuqi të dielën pas 15 muajah luftë.

Granatimet e një shtëpie në lagjen Rimal të qytetit të Gazës vranë të paktën pesë persona, ndërsa më shumë se dhjetë të tjerë u plagosën, sipas një deklarate të mbrojtjes civile. Në qendër të të njëjtit qytet, sipas të njëjtit burim, dy persona u vranë në një goditje ndaj një prone.

Mbrëmjen vonë, mbrojtja civile foli për njëzet të vdekur në tre bombardime pas njoftimit nga Katari dhe SHBA se ishte arritur një marrëveshje. Kjo e fundit parashikon një armëpushim nga mesdita e së dielës, lirimin e 33 pengjeve izraelitë dhe në këmbim të rreth një mijë të burgosurve palestinezë, si dhe një rritje të sasisë së ndihmës humanitare që lejohet të hyjë në enklavën palestineze.

Një bastisje e paprecedentë nga krahu ushtarak i Hamasit në sektorët jugor të territorit izraelit më 7 tetor 2023, duke shkaktuar luftën, vrau 1,210 njerëz nga pala izraelite, shumica prej tyre civilë, sipas një raporti të AFP-së bazuar në të dhënat zyrtare izraelite. Nga 251 personat e rrëmbyer atë ditë, 94 mbeten në Rripin e Gazës, por 34 prej tyre janë shpallur të vdekur nga ushtria.

Të paktën 46,707 njerëz, shumica prej tyre civilë, kanë vdekur në operacionet e gjera ushtarake izraelite që atëherë në enklavë, ku situata humanitare përshkruhet si katastrofike, sipas shifrave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë e qeverisë së Hamasit. Rripi i Gazës, të cilat konsiderohen të besueshme nga OKB-ja.

Advertisement