Ushtria izraelite tha se ka “eliminuar” Behnam Shahriyari-n , i cili thuhet se ishte përgjegjës për transferimet e armëve nga Irani te përfaqësuesit e tij në të gjithë Lindjen e Mesme. Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë më parë se vranë Saeed Izadi-n , i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe, sipas qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, është kreu i degës palestineze të Forcës Quds.
Më shumë rreth forcës: Forca Quds (Jerusalem) është një degë e IRGC-së përgjegjëse për operacionet jashtë Iranit dhe është e ngarkuar me koordinimin me grupet militante aleate si Hezbollah dhe Hamas.
IRGC u krijua pas revolucionit të vendit në vitin 1979 dhe raporton drejtpërdrejt tek Udhëheqësi Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.
Që nga sulmet e 7 tetorit në vitin 2023, zyrtarët e qeverisë izraelite janë përpjekur të theksojnë lidhjet e Hamasit me Iranin. Në atë kohë, SHBA-të thanë se Irani u habit nga sulmet e 7 tetorit dhe se SHBA-të nuk kishin prova të drejtpërdrejta që lidhnin Iranin me planifikimin dhe ekzekutimin e sulmit. Si Izraeli, ashtu edhe SHBA, kanë thënë se Irani është gjerësisht fajtor për shkak të mbështetjes së tij historike për grupin.
Në vitin 2020, Qasem Soleimani — kreu i Forcës Quds në atë kohë që nga viti 1998 — u vra nga një sulm ajror amerikan i urdhëruar nga Presidenti Donald Trump në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit.
SHBA e caktuan IRGC- në një organizatë terroriste të huaj në vitin 2019.