Lifestyle
Ja cili është modeli i ri i thonjve që pritet të bëhët trend
Frenchi me shkëlqim i Chiara Ferragni-t tashmë është bërë viral si shumica e zgjedhjeve të saj vitin e fundit, sidomos në veshje dhe aksesorë.
Sugjerimet për thonjtë french nga Chiara, postuar në faqen e saj të instagramit janë rozë me shkëlqim.
E kthyer në Milano pas festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në dëborë, biznesmenia ka treguar për ndjekësit e saj modelin e ri të thonjve.
Blogerja përqafon trendin Barbiecore që ka “shenjtëruar” rozën si një nga ngjyrat më trendi, më të bukura të momentit. Padyshim një variant i manikyrit french për ata që nuk duan të kalojnë pa u vënë re, pasi është stil i guxishëm.