Kosova
Ja plani i ri i Kurtit në takimin me Vuçiçin në Bruksel
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç pritet të takohen në 14 shtator në Bruksel, e konfirmuar kjo nga kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell, dhe i dërguari i tij për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e këtë radhë, duket se ka shpresa për kthesë nga ana e të dy liderëve, që kanë vazhduar t`i qëndrojnë me kokëfortësi pozicioneve të tyre.
Për këtë takim, Analisti Dorajet Imeri ka zbuluar prapaskena të bujshme.
Sipas tij, Kurti do të përpiqet të paraqesë në Bruksel idenë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse me qendër njohjen reciproke që duhet të arrihet gjatë vitit të ardhshëm. Dhe se mbajtja e zgjedhjeve në veri do të përcaktojë dinamikën e dialogut.
Kujtojmë se emisari Lajçak u kujdes të takohej në veçanti me Kurtin e Vucic javën që shkoi, dhe tu rikujtonte se të gjitha marrëveshjet e dialogut janë të vlefshme e duhen zbatuar plotësisht dhe pa zvarritje të mëtejshme.
Por analisti Arton Demhasaj gjykon se nuk pritet që takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç të prodhojë diçka konkrete për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit. Palët do të vazhdojnë të mbajnë qëndrimet paraprake s’do të ketë lëvizje përpara.