Rajon
Ja pse jam i çmendur/ Aleksandër Vuçiç tregon arsyen
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në paraqitjen e fundit për një televizion serb, është marrë edhe me kritikuesit e tij politik në vend, disa prej te cileve e kane quajtur ate ‘te cmendur’
A doni t’jua shpjegoj pse jam i çmendur”, pyeti Vuçiç, duke theksuar se kjo ndodh për shkak se askush, përveç tij, nuk mund t’i përballonte sulmet dhe presionet.
“Askush nuk do ta duronte këtë presion” – deklaroi presidenti rus duke u ndalur te deklaratat e kryetarit të Partisë Popullore, Vuk Jeremiç, i cili e quajti të çmendur, edhe më të çmendur sesa Sllobodan Millosheviqi.
“Këtë e thotë një njeri që është kundër çdo nisme evropiane dhe BE-së, nje njeri qe shpreson të marrë votat e patriotëve, teksa të gjithë e dinë se çfarë ka bërë” – theksoi Vucic