Pinknews
Ja pse mbeta pa para dhe pa të dashur
Modelja Trejsi Sejdini ka sqaruar deklaratën e saj që mori jehonë në media sikur ajo kishte mbetur pa para në Amerikë.
Kjo gjë u keqkuptua dhe sipas saj, u përhapën fjalë se kishte mbetur pa para dhe pa të dashur në kontinentin tjetër.
“Ta pret mendja ty, mirë pa lekë, po pa të dashur ngelet një femër si puna ime? Unë deri tani kam qenë me vizë turistike në Amerikë, kur ka rënë karantina unë kisha një muaj sa kisha shkuar dhe qejfi i fillimit”.
“Mora një apartament atje, të cilin e ndaja me një person. Në atë kohë më mori në intervistë një gazetare të cilës i tregova se po ndaja qiranë me një person tjetër dhe situata u keqkuptua, u mor sikur unë kisha mbetur pa para dhe pa të dashur. Do s’do duhej të gjeja dhe të dashur pastaj”, është shprehur ajo. /TCH/