Connect with us

Kosova

Ja si i bëhet jeta ferr Serbisë/ Flet analisti serb

Komentatori serb i politikës së jashtme, Zharko Rakiç, ka thënë se Bashkimi Evropian, mund të marrë një vendim që Marrëveshja e Ohrit e 18 marsit, të jetë pjesë e negociatave të kapitullit 35-të me Unionin Europian.

Rakiç vlerësoi se pret që kjo të bëhet me qëllim që ti zvogëlojë hapësirën për manovrim Beogradit, në disa negociata të reja në kuadër të dialogut me Kosovën, I ndërmjetësuar nga BE.

Në kapitullin e 35-të, të cilit i referohet Rakiç, për pranimin e Serbisë në BE, ndër të tjera përfshihet edhe marrëdhëniet e Beogradit me Prishtinën.

“Problemi nuk është se çfarë po negociohet dhe çfarë do të nënshkruhet, por cilat janë garancitë se ajo që është nënshkruar do të zbatohet realisht, d.m.th se ne nuk kemi një situatë që të nënshkruhen disa marrëveshje dhe ato të mos zbatohen” – ka deklaruar Rakiç për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, duke shtuar se rruga e Serbisë në negociata, do të vështirësohet shumë.

Advertisement