Lifestyle
Ja si mund të përcaktoni gjininë e fëmijës
Shkencëtarët kanë zbuluar se si mund të përcaktoni gjininë e fëmijës. Disa prindër presin një vajzë, disa një djalë, dhe gjinia e fëmijës është sigurisht e rëndësishme.
Kur lind një fëmijë, ai trashëgon gjysmën e materialit gjenetik nga nëna dhe gjysmën tjetër nga babai. Nënat kanë dy kromozome seksuale x, ndërsa baballarët përmbajnë një kombinim të xy. Gjatë konceptimit, nëse fetusi trashëgon një kromozom x nga babai, do të jetë një vajzë, dhe nëse trashëgon një kromozom y, do të lindë një djalë.
Koha e konceptimit dhe gjinia e fëmijës
Në shumicën e rasteve, cikli tek femrat zgjat 28 ditë, dhe ovulimi ndodh në gjysmë të ciklit, në ditën e 14-të. Ndodh kur një spermatozoid me një kromozom x ose y arrin vezën dhe e fekondon atë.
Duke marrë parasysh të gjitha këto fakte, shkencëtarët besojnë se:
1.Nëse doni një vajzë, duhet të kryeni marrëdhënie katër ditë para ovulacionit, në mënyrë që spermatozoidet, të cilat janë më të ngadalta, të arrijnë vezën deri në ditën e ovulacionit. Është shumë e rëndësishme që të praktikoni marrëdhënie vetëm katër ose pesë ditë para ovulacionit dhe më pas të bëni një pushim.