Connect with us

Aktualitet

Jabllanoviç bën ironi me Kurtin/ Deklarata e fortë

“Politikani serb, Aleksandër Jabllanoviç, ka marrë dy banesa në Beograd dhe një milion euro, për t’u tërhequr nga gara për kryetar të Leposaviçit” – keshtu deklaroi dje Kryeministri i Kosoves Albin Kurti

Ish-ministri serb i Qeverisë në Prishtinë, në një përgjigje për median u shpreh se e ka parë deklaratën e Kurtit dhe tha se ai ka nisur të dënoi njerëz nëpër media.

“Deklarata e Kurtit është interesante, por jam i zhgënjyer që nuk është e vërtetë”, ka ironizuar Jabllanoviç

Përveç deklaratës për fitimet materiale në këmbim të dorëheqjes, politikani serb komentoi edhe adresimet që Kurti i bën komunitetit serb në Kosovë, nga zyra e tij, në serbisht.

“Në vend që tju drejtohet atyre në serbisht, Kurti do të duhej të fliste ballë për ballë me politikanë serbë për ngjarjet aktuale” – ka thënë Jabllanoviç.

Advertisement