Connect with us

Kosova

Jabllanoviç tregon pse u takua me Aleksandër Vuçiç-in

Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandër Jabllanoviç, ka treguar arsyen e takimit të tij me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Beograd. Ai tha se “Është gjë e mirë të kemi komunikime të tilla, meqë shumë veta janë fshehur prapa Qeverisë së Serbisë dhe më kanë akuzuar mua e quajtur tradhtar”

I pyetur nëse shkuarja e tij në Beograd mund të jetë “sinjal” se partia e tij do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit që pritet të mbahen në Serbi, ish-ministri për Kthim në Qeverinë e Kosovës e mohoi.

Në platformën sociale në Facebook, Partia e Serbëve të Kosovës, ka njoftuar se Jabllanoviç ka zhvilluar një bisedë miqësore me Vuçiç-in.

“Për dallim nga opozita në Serbi, pikëpamjet e së cilës janë të afërta me ato të Albin Kurtit, qëndrimi ynë dhe interesi i përbashkët është një luftë e mëtejshme për serbët dhe mbijetesën tonë në Kosovë në kohën e ‘terrorit’ dhe ‘persekutimit’ të madh nga Qeveria e Kosovës”, thuhej në njoftim.

Partia e Serbëve të Kosovës, pak ditë më parë ishte deklaruar edhe për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pasi i njëjti u pranua nga Kosova.

Serbët, sipas tyre, nuk do ta pranojnë kurrë një Asociacion përmes së cilit do të humbasin identitetin dhe të drejtat.

Kujtojmë se Jabllanoviç nuk kishte pranuar të garonte për kryetar të Leposaviçit në zgjedhjet e jashtëzakonshme për komunat veriore të 23 prillit, pasi ishte tërhequr nga gara zgjedhore me preteksin se nuk kishte kushte adekuate për mbajtjen e zgjedhjeve, si dhe ishte ankuar për mënyrën se si do të mbaheshin ato.

Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte dhënë një arsyeje tjetër pse Jabllanoviçi nuk mori pjesë në zgjedhje. Katër muaj më parë, Kurti deklaroi publikisht se me gjasë, Jabllanoviç vendosi të largohej nga gara për kryetar komune në zgjedhjet e fundit, pasi morri 1 milion euro dhe shtëpi dhuratë nga Beogradi.

Advertisement