Connect with us

Politike

“Jam aty dhe do vdes në PD”/ Deputeti demokrat: Mora oferta për të ikur, por…

Deputeti demokrat Dashnor Sula u shpreh i vendosur për qëndrimin e tij në Partinë Demokratike në debatin përballë Arbi Agalliut, pas themelimit të partisë së re opozitare “Dajthtas 1912”.

Sula u shpreh se është pjesë e PD dhe “do të vdesë” po aty, ndërsa zbuloi se edhe atij nuk i kanë munguar ofertat për t’u larguar nga radhët e PD.

Ai theksoi se e keqja më e madhe në Shqipëri sot nuk është Sali Berisha, por kryeministri Edi Rama.

“Unë jam në PD dhe aty do të vdes. Kam patur oferta për t’u larguar por nuk e kam bërë, nuk ka rëndësi se nga kush. E keqja më e madhe sot nuk është Sali Berisha, por është Edi Rama. Sali Berisha u përjashtua nga Lulzim Basha në 9 shtator me një vendim të marrë nga ai pa pyetur forumet drejtuese të PD”, u shpreh Sula.

Advertisement