Connect with us

Pinknews

‘Jam e lënduar, ndjenjat nuk kanë qenë të sinqerta’/ Xheneta zbulon a do ketë ballafaqim me Gjestin

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka folur për herë të parë për Gjestin.

Në emisionin ‘Kosova Today;, ish-banorja ka folur për herë të parë për të, ndjenjat që ka pasur dhe për lojën që po bën në Big Brother të Shqipërisë.

Modelja u shpreh e prerë se me ish të dashurin e saj nuk do të ketë asnjë përballje e as nuk do të hyjë në BBVA.

“Rrugëtimi im në fillim ka qenë gjithçka e qëllimshme, e planifikueshme. Unë kur e pashë tipin e Gjestit, Gjesti mua më ka qetësuar, të gjithë stresin më ka hequr. Jam ndjerë shumë mirë me të. Më pas filluan të më bezdisnin sjelljet e tij. Unë kam luftuar aty më shumë me ndjenjat e mia, nuk kam dashur të dukem si e dashura e dikujt”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “Kur dola e kam parë që është në Big Brother të Shqipërisë, nuk jam e shokuar, edhe e zhgënjyer e lënduar veç për faktin që unë kam pasur gjithmonë dyshime në raport me ndjenjat e tij edhe më vjen shumë keq që sot kanë dalë të vërteta qato dyshimet e mia që ndjenjat e tij ndaj meje nuk kanë qenë të sinqerta”.

“Nëse një person dashuron nuk mundet pas dhjetë dite të shkon t’i bëj të njëjtat gjëra që i ka bërë në Big Brother të Kosovës me mua. Me mua Gjesti ka filluar të flej që nga dita e tretë në Big Brother, pastaj fillimi a kam pëlqim a nuk kam pëlqim. Më duket se është loja e përsëritur e tij. Më vjen keq në qoftë se edhe një femër tjetër ka me rënë viktimë siç kam rënë unë. Unë jam akuzuar për ndjenjat e tij që nuk kanë qenë të vërteta. Më bën të lënduar se kur vendosa që të mos i jap më shans ai bëri çka bëri, nuk ka pasur qëllim të më jap siguri”.

Mes tjerash, ajo bëri të ditur: “Më vjen keq shumë për njerëzit që thonë se jam duke e shfrytëzuar atë për famë, në asnjë postim nuk e kam përmendur. Jam shumë e lumtur për sukseset e tij. Ka filluar me raport tjetër të vazhdon atë, emrin tem nuk ta përmend.

Gjesti ka vendos me jetu jetën e vet, ka vendos me kriju lidhje tjetër. I uroj sukses dhe lumturinë e botës. Por ai person me mua nuk do të ketë asnjë lloj kontakti vetëm për arsyen se jam akuzuar për ndjenjat e tij”.

“Jo nuk do të kem përballje. Nuk ka të bëjë me mua. Është njeri i fundit që mund të ketë komunikim me mua. Nuk i besoj aspak atij njeriu. Nuk do të jem pjesë e Big Brother, futem një herë në Big Brother rrugëtimin tim e kam përfunduar”.

Advertisement