Connect with us

Politike

Jam këtu për historinë, qëkur isha me flokë të zeza thashë ‘s’ka bir k…’, në BE s’futesh duke marrë peng kryebashkiakët

Kryeministri Edi Rama u shpreh se drejtësia e re po përpiqet të marri peng njerëzit rrugës dhe kryebashkiakët pa asnjë provë, për vepra që nuk argumentohen juridikisht apo ligjërisht.

Rama theksoi se ai ndodhet aty për të bërë historinë dhe përsëriti batutën e më shumë se dy dekadave më parë kur ishte kryebashkiak i Tiranës, duke kujtuar se “që kur ishte me flokë të zeza e kishte thënë se nuk kishte bir k…”. Ai shtoi se SPAK e GJKKO kishin mbështetjen e plotë të tij në luftën ndaj korrupsionit, por jo që të merren peng kryebashkiakët pa prova dhe me akuza që nuk qëndrojnë.

“Jam këtu për historinë, ndaj dal këtu dhe i ndal këto llumra, baltra, gurë, nga të gjitha anët, të gjitha këto maskarallëqe. E kam thënë që kur isha me flok të zeza që në atë kohë që nuk ka bir k…. Ça është kljo, me llafe?

Në BE futesh duke luftuar korrupsionin, SPAK do ketë mbështetje të padiskutueshme, por për të luftuar korrupsionin ama. Jo për të marrë peng kryebashkiakun e Tropojës për ta mbyllur brenda, pse preu pyllin, çfarë është kjo? Po ajo tjetra që ka marrë formë të prerë, kryebashkiaku Fushë-Arrëzit, që preu pyllin për të bërë rrugë për qytetarët, bëri burg ai!”, u shpreh kryeministri.

Advertisement