Connect with us

Aktualitet

‘Jam kryebashkiaku…’/ Skema e mashtrimit e Florian Gjergjit: Më duhen 35 mijë euro

Detaje të reja janë zbardhur nga grupi i mashtruesve të drejtuar nga Florian Gjergji, të cilët tentuan t’i merrnin një shumë prej 35 mijë euro një biznesmeni në fushën imobilare. Tre shtetasit e arrestuar për mashtrim, i shkruanin përmes aplikacionit “Telegram” një biznesmeni, duke u prezantuar si kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha.

“Jam Ermal Dredha dhe më duhen 35 mijë euro”,– i shkruan ata një biznesmeni të njohur në kryeqytet, ka zbuluar gazetarja Anila Hoxha.

Mësohet se Florian Gjergji i shpallur në kërkim, i cili dyshohet se është organizatori i kësaj skeme mashtrimi i kishte thënë dy nga bashkëpunëtorëve të tij të shkonin në qendër tregtare, të takonon biznesmenin dhe t’i thoshin “kemi ardhur të marrim pakon”. Por ata nuk ishin në dijeni të faktit se “preja” e tyre kishte lajmëruar policinë.

Me të mbërritur në qendrën tregtare, policia i kapi në flagrancë dhe i prangosi. Të arrestuar janë Afrim Radici banues në Librazhd, Gëzim Çelanji 41 vjeç, banues në Skrapar dhe Qazim Vata 22 vjeç, banues në Kukës.

Advertisement