Aktualitet
“Jam në Amerikë, më kanë ftuar në Kongres” – Si po zvarrit Fatmir Mediu, procesin për Gërdecin

Seanca gjyqësore ndaj Fatmir Mediut për vrasjet në Gërdec, u shty sërish.
Kjo, pasi Mediu për të disatën herë nuk u paraqit, duke thënë se ndodhet në Amerikë.
Ai tha nëpërmjet avokatit të vet se kishte një ftesë në Kongresin amerikan nga data 24 mars deri në datën 1 prill.
Prokurori Klodian Braho e quajti të pajustifikuar mungesën e Fatmir Mediut dhe kërkoi të vazhdonte seanca në prani të mbrojtësit të tij ligjor, gjë që u kundërshtua nga ky i fundit.
Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi të shtyjë seancën duke i tërhequr vëmendjen Mediut, që mungesa të kësaj natyre nuk do të konsiderohen më në seancat e ardhshme.
Në seancë ishte e pranishme edhe Zamira Durda e cila tha që ka 17 vjet që pret drejtësi për djalin e saj të mitur, që ia vranë në Gërdec.

