Connect with us

Aktualitet

Jamarbër Malltezit i vjen goja nga shtëpia

Edhe pse është nën hetim dhe qendroi në burg (ku mund të shkojë prapë) për korrupsion, Jamarbër Malltezi ka rifilluar bën moral nëpër rrjetet sociale. Edhe pse në fakt, ka një urdhër gjykate që ai nuk duhet të komunikojë me të tjerët. Këtë radhë nuk është marrë me mbrojtjen e kullave, por ka sulmuar ministrin e Brendshëm, Taulant Balla. “Ia mbërritëm ditës që të kemi veç një zëdhënës për të gjithë: Tualeti si zëdhënës i policisë, zëdhënës i prokurorisë, zëdhënës i bandave të Elbasanit, zëdhënës i grupeve të trafikut, zëdhënës i prokurimeve dhe fryrjes 3-fish të çmimeve për të ndarë paratë. Ishte e lodhshme dhe jo efikase kur çdo grup kish zëdhënësin e vet. Kursen kohë kur i ke në një dorë”, shkruan Malltezi nga shtëpia.

Advertisement