Lifestyle
James Cameron: U zhyta 33 herë në rrënojat e Titanikut …
Regjisori i famshëm James Cameron nuk është vetëm një nga regjisorët më të suksesshëm të Hollivudit të të gjitha kohërave, por gjithashtu një adhurues i eksplorimit të detit të thellë.Këto rrugë u kryqëzuan në dy nga hitet e tij më të mëdha, “Avatar” dhe “Titanic”.Ndërsa Cameron nuk ka komentuar publikisht mbi kërkimin aktual për vizituesin e Titanikut ”OceanGate Tour” me pesë njerëz në bord, ai personalisht ka bërë 33 zhytje në vendin e mbytjes së Titanikut.Cameron deklaroi në vitin 2009 se nuk ishte një romancë në bordin e Titanikut që e frymëzoi atë të bënte filmin e tij të suksesshëm të vitit 1997.“E bëra Titanikun sepse doja të zhytesha në anije të mbytur, jo sepse doja veçanërisht të bëja filmin”, kishte deklaruar ai.“Titaniku ishte mali Everest i mbytjeve të anijeve dhe si zhytës doja ta bëja siç duhej. Kur dëgjova se persona të tjerë kishin menduar të realizonin diçka për Titanikun thashë se më duhet të bëj një film hollivudian”, shtoi Cameron.Cameron e sheh kinemanë e tij dhe eksplorimin e detit si të lidhura me njëra tjetrën.“Unë mendoj se është detyra e eksploruesit të shkojë dhe të jetë në skajin më të largët të përvojës njerëzore dhe pastaj të kthehet dhe të tregojë atë histori”, theksoi ai.“Unë e quaj dëshmi. Unë jam dëshmitar i një mrekullie që është atje poshtë gjatë gjithë kohës”, theksoi Cameron.