Connect with us

Kosova

Janë gati 4 mijë trupa të NATO/ Serbia do luftë në Kosovë

Ambasadori i SHBA’ve në Prishtinë Jeff Hovenier dhe Kryediplomatja Donika Gërvalla janë përplasur për një kercenim të mundshëm nga Serbia drejt Kosovës.

Gërvalla, ndër të tjera, ka kërkuar që aleatët e Kosovës të flasin me gjuhë të qartë ndaj atyre që kërcënojnë me luftë duke menduar në radhë të parë Serbinë.

“Por, për t’i ndalë luftërat në të ardhmen duhet të veprojmë tani, sepse ndryshe ne do të jemi në pozita të njëjta që kemi qenë gjatë viteve 90’të dhe nëse nuk përdorimin masa preventive, pastaj do të jemi të gjithë së bashku mjaftë të zënë për t’i gjetur strategjitë e duhura për të ndaluar diçka që mund ta parandalonim” – ka thënë diplomatja kosovare.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i diplomatit amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier duke thënë se asnjëherë më parë në Kosovë s’ka pasur investim më të madh se tani për parandalim nga ndonjë sulm. Ai ka përmendur personelin prej 4 mijë personash të NATO përfshirë qindra ushtarë amerikanë duke i thënë Gërvallës “e di që s’deshe ta lëshë anash këtë”.

“Për çështjen e parandalimit, dua të bëjë dicka të qartë për të gjithë miqtë  e mi në Kosovë. Nuk ka asnjë vend në botë që përfiton më shumë se Kosova në investimin për parandalim. Një misioni i NATO-s me 4 mijë persona, sot garanton siguri dhe stabilitet si asnjëherë më parë. E di që s’deshe ta lësh anash këtë fakt, por dua që kjo të kuptohet mirë, pra përfshirë qindra ushtarë amerikanë, gjermanë dhe të tjerët”  – ka theksuar Hovenier.

Por, ky s’ka qenë episodi i vetëm ku Gërvalla dhe Hovenier s’kanë qenë në një linjë. Gërvalla ka thënë se Kosova dhe partnerët duhet të ulen për të analizuar për të parë se ku ka çaluar që dialogu te jetë efektiv.

Hovenier reagoj menjehere duke thene se Kosova do të trajtohej më ndryshe nga aleatët nëse do t’i përmbushte detyrimet e saj, rrjedhur nga marreveshjet e mëparshme.

Advertisement