Rajon
Janjiç: Do ketë Konferencë Ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë
Analisti serb, Dushan Janjiç, tha se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e detyrueshme sipas të drejtës ndërkombëtare, që do të thotë se është obligim edhe politik, edhe ligjor. Ai tha se ata që udhëheqin negociatat ende nuk e kanë kuptuar se ky është obligim i tyre moral dhe shoqëror si ndaj shoqërisë kosovare ashtu edhe ndaj Serbisë.
Janjiç beson se formati i bisedimeve dypalëshe në kuadër të dialogut, me shumë përgatitje dhe humbje kohe, është përdorur prej kohësh, për të cilën thotë se është një nga arsyet e krizës dhe se i gjithë procesi zhvillohet në mënyrë burokratike.
Por, sipas mendimit të tij, ndryshimi do të pasojë, gjë që shihet edhe nga përfshirja aktive e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Janjiç thotë se do të ketë një grupim të temave dhe prezantimin e tyre ku do të duhet të dëgjohet mendimi i Kishës Ortodokse Serbe dhe propozimi i saj për një marrëveshje për trashëgiminë kulturore të serbëve.
Ai tha gjithashtu se do të duhet të bisedohet “me serbët e Kosovës, jo vetëm me Listën Srpska”, por edhe me shqiptarët nga Serbia, që në fund të atij procesi të organizohet një konferencë ndërkombëtare.