Kosova
Janjiç: Lista Serbe e ka humbur kredibilitetin te qytetarët serbë
Analisti i njohur në Beograd, Dushan Janjiç, e ka vlerësuar hap të mirë vendimin e Qeverisë së Kosovës për të reduktuar numrin e forcave policore në komunat veriore, por ka thënë se ky hap nuk e zgjidh problemin.
Ai eshte shprehur se zgjedhjet në veri duhet të mbahen vetëm pasi të krijohen kushtet e sigurisë dhe qytetarët serbë të shprehin lirshëm dhe të pandikuar vullnetin e tyre në kutitë e votimit, teksa është shprehur i bindur se tashmë Lista Serbe e ka humbur kredibilitetin tek qytetarët në veri të Kosovës.
“Duhet të jemi të vetëdijshëm se kriza është shumë më e gjerë se sa zgjedhja e katër kryetarëve të komunave në veri. Çështja është se a do të ketë kthim të serbëve në forcat policore, në gjyqësi e prokurori. Vetëm atëherë do të mund të flasim për parakushtet për sundim të ligjit” – ka shtuar Janjiç.