Connect with us

Rajon

Janjiç: Shpallja e Asociacionit nga serbët do të ishte farsë

Dushan Janjiç, drejtor i Forumit për marrëdhënie etnike në Beograd, vlerëson se serbët nuk mund ta formojnë njëanshëm Asociacionin, pa një dekret të Qeverisë së Kosovës dhe se të gjitha marrëveshjet e arritura, qoftë në Bruksel, qoftë në Ohër, nuk e parashohin ndryshe.

Sipas tij, deklaratat e presidentit Vuçiç se serbët “do të ndërmarrin hapat e tyre në rrugën drejt lirisë” në ditën kur shënohet festa e Shën Vidit, më 28 qershor, është vetëm shfrytëzim politik i mitologjisë për retorikë nacionaliste.

Ai thotë se shfrytëzimin politik të kësaj mitologjie e kishte bërë edhe ish-lideri serb i dy dekadave të fundit të shekullit të kaluar, Sllobodan Millosheviq, më 28 qershor të vitit 1989, në Gazimestan, për homogjenizimin e serbëve në ish-Jugosllavi.

Më pas, nisën luftërat e përgjakshme në ish-hapësirën e atij shteti, të cilat brenda një dekade rezultuan me shpërbërjen e tij.

Janjiç thekson se nuk ka informacion, nëse serbët në veri të Kosovës do të shpallin njëanshëm formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Por, siç thotë ai, nëse e bëjnë këtë, “do të ishte gabim i madh”.

Advertisement