Bota
Japonia dhe Koreja e Jugut “përvëlohen” nga i nxehti ekstrem, mijëra njerëz përfundojnë në spitale

Autoritetet në Japoni dhe Korenë e Jugut u kanë kërkuar njerëzve të marrin masa paraprake për të parandaluar goditjen nga nxehtësia, ndërsa rajoni vuan nga temperatura rekord dhe presioni mbi spitalet.Zyra meteorologjike e Koresë së Jugut tha se vendi kishte përjetuar një seri rekord “netësh tropikale” për 22 ditë rresht këtë muaj.Një ditë më parë, Japonia pa ditën e saj më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, 41 gradë Celsius, ndërsa spitalet në të gjithë vendin u përmbytën me njerëz që ishin sëmurë si rezultat i valës së të nxehtit.“Ajri i ngrohtë nga temperaturat e larta të Paqësorit të Veriut filloi të prekë Korenë e Jugut pak më herët se zakonisht”, tha Youn Ki-han, drejtor i divizionit të parashikimit të meteorologjisë në Seul.Youn shtoi: “Normalisht, nëse është vapë vetëm për një ditë, temperaturat rriten dhe pastaj kthehen shpejt në normalitet. Por kur kushtet e ngrohta vazhdojnë për disa ditë, nxehtësia nuk zhduket plotësisht, ajo zgjatet dhe grumbullohet me çdo ditë.”Ndryshe, nxehtësia ekstreme përbën një kërcënim të veçantë për popullatat e mëdha të të moshuarve në vend.Trembëdhjetë persona kanë vdekur në Korenë e Jugut nga shkaqe të dyshuara të lidhura me nxehtësinë deri më tani këtë vit – trefishi i numrit gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar – sipas agjencisë së kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve të Koresë.Në Japoni, 10,804 persona, më shumë se gjysma e të cilëve ishin mbi 64 vjeç, u dërguan në spital duke vuajtur nga lodhja dhe sëmundje të tjera të lidhura me nxehtësinë në javën deri më 21 korrik. Gjashtëmbëdhjetë persona vdiqën, sipas agjencisë së menaxhimit të zjarreve dhe fatkeqësive.

