Kosova
Javën tjetër përfundon “drama” e Veriut/ Shpresë dhe hutim
Sipas burimeve të mediave në Kosovë, javën e ardhshme në Bruksel do të takohen kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkovic, e ku pritet të finalizohet plani për de-eskalimin e situates së ndezur në veri të Kosovës.
Gjatë kësaj jave gjithashtu do të ketë zhvillime persa i përket procesit të shtensionimit të situates teksa dhe priten disa lëvizje që çojnë në këtë drejtim.
Të hënën në Bratisllavë është zhvilluar një takim mes të shefit të ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Miroslav Lajcak.
Pas këtij takimi, Lajcak ka thënë se kanë pasur pajtim me Bislimin për hapat e parë që do të çojnë drejt zbatimit të tre pikëshit të Bashkimit Evropian për de-eskalimin në veri të Kosovës.