Bota
JD Vance: Ne duhet të jemi të parët në Arktik

Zvpresidenti i SHBA-së JD Vance ësht ë duke vizituar Groenlandën. I ngjitur në podium dhe I pritur me një brohoritje të shkurtër “USA!”, e cila më pas zbehet disi në mënyrë të çuditshme, Vance deklaroi: “Shumë amerikanë pyesin pse Grenlanda ka aq shumë rëndësi dhe pse ka rëndësi misioni i bazës amerikane atje. Nëse një raketë do të lëshohej nga një vend armik drejt SHBA-së, janë njerëzit këtu para nesh që do të jepnin njoftim për burrat dhe gratë tona trima më në jug të SHBA-së, për t’i lajmëruar se çfarë po vjen.”
Ai thotë se Rusia dhe Kina po tregojnë interes për rrugëkalimet e Arktikut. “Duhet të sigurohemi që Amerika të jetë udhëheqëse në Arktik,” shton ai.
Kinezët “shumë të interesuar” për Grenlandën
I pyetur nëse ka plane për të zgjeruar praninë ushtarake të SHBA-së në Grenlandë, JD Vance thotë se nuk ka plane të menjëhershme. Por ekzistojnë objektiva të përgjithshme që do të kërkojnë që SHBA të investojë më shumë burime në Grenlandë.
“Kjo është e nevojshme sepse ka pasur një zgjerim të pranisë së sigurisë nga Rusia dhe Kina,” thotë ai.
“Ata po bëjnë atë që është në interesin e tyre. SHBA duhet të bëjë atë që është në interesin tonë, që është të sigurojmë që Grenlanda të jetë e sigurt.”
Ai thotë se “SHBA nuk mund të fusë kokën në rërë dhe të bëjë sikur kinezët nuk janë të interesuar për këtë masiv toke shumë të madh”. “E dimë që janë,” shton ai. Ai thotë se ka “ndërhyrje nga Rusia dhe Kina në Grenlandë”.
Danimarka nuk ka bërë një punë të mirë
Vance ka folur për Danimarkën dhe duke deklaruar se kjo zonë përreth është “më pak e sigurt se ç’ishte rreth 40 vite më parë sepse aleatët nuk kanë ecur me hapin e kohës”.
“Mesazhi ynë për Danimarkën është shumë i thjeshtë. Ju nuk keni bërë një punë të mirë për popullin e Grenlandës,” thotë ai.
“Ju keni investuar më pak për popullin e Grenlandës dhe keni investuar më pak në arkitekturën e sigurisë të kësaj mase toke të pabesueshme, të bukur, të mbushur me njerëz të jashtëzakonshëm. Kjo duhet të ndryshojë. Dhe sepse nuk ka ndryshuar, kjo është arsyeja pse politika e Presidentit Trump në Grenlandë është ajo që është.”
Zvpresidenti thotë se argumenti i SHBA është “shumë i thjeshtë”. “Argumenti ynë nuk është me popullin e Grenlandës, të cilin e konsideroj të jashtëzakonshëm. Argumenti ynë është me udhëheqjen e Danimarkës që ka nënvlerësuar Grenlandën,” shton ai.
Grenlanda është një territor gjysmë-autonom i Danimarkës. /

