Connect with us

Aktualitet

“Je kaq e bukur, kaq e bukur”, Trump komplimenton Princeshën e Uellsit Kate Middleton

Princi William dhe gruaja e tij Kate, Princesha e Uellsit, përshëndetën presidentin amerikan Donald Trump dhe gruan e tij, Zonjën e Parë Melania Trump, ndërsa ata mbërritën në Kështjellën Windsor të mërkurën.

Pas zbritjes së tyre nga Air Force One, çifti amerikan shtrëngoi duart me familjen mbretërore, ku Trump pati mundësinë ta përshëndesë personalisht Katen – të cilën e pa për herë të fundit në vitin 2018. Ndërsa iu drejtua princeshës, ai tha: “Je kaq e bukur, kaq e bukur”, sipas raportimeve të PEOPLE.

Trump është udhëheqësi i parë politik i zgjedhur në kohët moderne që pritet dy herë nga një monark britanik, pasi është pritur tashmë nga gjyshja e William, Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II, në vitin 2019.

@hellomagPresident Donald Trump and First Lady Melania Trump have just arrived at Windsor Castle to meet with the Prince and Princess of Wales – and Trump even calls Kate beautiful if you look closely! 🎥: BBC

♬ original sound – HELLO!

Advertisement