Connect with us

Bota

Jemi akoma në fillim të luftës/ Holland: Putin, një gënjeshtar i madh

“Duhet ta pranoni çiftin, duke e ditur në të njëjtën kohë që ka edhe një partner të tretë” – Kështu u shpreh duke buzëqeshur ish presidenti francez François Hollande mbi Rusinë dhe boshtin franko-gjerman.

Hollande luajti dikur një rol lideri në çështjen ruso-ukrainase. Në dallim nga magjepsja që mund të kenë ndjerë presidentët e tjerë për liderin autoritar Putin, në vitin 2014, kreu i atëhershëm i shtetit francez inauguroi fillimin e bisedimeve katërpalëshe midis Francës, Gjermanisë, Ukrainës dhe Rusisë të “formatit të Normandisë” për të frenuar kërcënimin rus, dhe vitin e ardhshëm refuzoi t’i dorëzonte Moskës kryqëzorët francezë “Mistral” që i ishin premtuar përkundrejt blerjes, Rusisë.

Sipas Holland, jemi ende në fillim të konfliktit që për momentin është shndërruar në një luftë pozicionale, midis llogoreve, siç e kemi parë dikur në Luftën e Parë Botërore, dhe mund të zgjasë ende për një kohë të gjatë. Për presidentin francez, të negociosh tani me Moskën do të thotë t’i japësh asaj zyrtarisht territoret e pushtuara.

“Putin do të përpiqet të na lodhë, ta ngrijë konfliktin, që evropianët të mendojnë për diçka tjetër. Çdo pasiguri e jona do të përdoret nga ai.” – tha ish presidenti francez

Për Holland, Putin priret të thotë gënjeshtra, sidomos nëse ato janë të mëdha. Kjo me 2 objektiva kryesore. Së pari për të ngjallur dyshime tek opinioni publik. Së dyti për ta tronditur bashkëbiseduesin që habitet nga një sjellje e tillë.

 

Advertisement