Connect with us

Politike

‘Jemi Koreja e Veriut…’/ Berisha reagon ashpë: Të burgosurit thanë “rroftë ai që na futi në burg”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit, ku Partia Demokratike po humb. Në një deklaratë për gazetarët, ai ka theksuar se do të vazhdojë deri në fund betejën kundër asaj “regjimit”, duke theksuar se “ai që e nisi, do ta bitisi”.

Berisha e krahasoi situatën politike në vend me atë të Koresë së Veriut, duke iu referuar rezultateve zgjedhore në burgje. “99 përqind e të burgosurve kanë votuar për PS. Kjo i bie: ‘Rroftë ai që na futi në burg’”, u shpreh ai, duke ironizuar votimin masiv në favor të Partisë Socialiste nga personat e privuar nga liria.

Berisha përsëriti qëndrimin e tij se zgjedhjet janë të manipuluara dhe të kontrolluara nga qeveria, ndërsa u zotua se nuk do të ndalet në betejën për rikthimin e demokracisë dhe të votës së lirë në Shqipëri

 

 

Kreu i PD Sali Berisha: Këtë betejë deri në fitore do ta vijojë ai që e nisi. Ai që e nisi, do e bitisi. Jemi Koreja e Veriut, 99 përqind e të burgosurve, votuan PS, i bie, rroftë ai që na futi në burg.

Advertisement