Connect with us

Bota

‘Jemi me Ukrainën’/ Zbardhet biseda Zelensky-Starmer në nisje të takimit

Janë zbardhur detaje nga takimi i presidentit Ukrainas, Volodymyr Zelensky me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer. Dy liderët kanë nisur takimin e tyre pak minuta më herët, teksa bëhet me dije se kryeministri Starmer përsërit mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën, duke thënë se “ne jemi me Ukrainën për aq kohë sa mund të duhet”.

Starmer u shpreh se duhet një “vendosmëri e palëkundur” për të arritur një paqe të qëndrueshme për Ukrainën. Ndërsa presidenti Zelensky e ka falenderuar Starmer për mbështetjen e tij dhe falënderon Mbretin Charles III që pranoi një takim me të nesër.

“Ne jemi të lumtur që kemi partnerë të tillë dhe miq të tillë”, ka thënë Zelensky.

Vizita e Zelensky vjen një ditë pasi ai u takua me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe disa ditë pasi vetë Starmer u takua me presidentin amerikan. Takimi i Presidentit Zelensky dhe Presidentit të SHBA Donald Trump në Zyrën Ovale më 28 shkurt përfundoi me një debat të ashpër për ndihmën amerikane për Ukrainën, e ndjekur nga anulimi i nënshkrimit të planifikuar të marrëveshjes minerale SHBA-Ukrainë.

Advertisement