Politike
‘Jemi parti e lirisë’/ Berisha: Ata që nuk i cilësojnë zgjedhjet farsë, kanë mungesë kulture elektorale

Kundërshtarët e Sali Berishës në PD kanë paralajmëruar një “Foltore 2” pas humbjes në 11 Maj, por kjo duket se nuk e shqetëson aspak liderin e opozitës.
I pyetur në konferencën e sotme për shtyp mbi këtë lëvizje të atyre që mbetën jashtë listave e për rrjedhojë jashtë Parlamentit që do të rinisë në shtator, Berisha thotë se për të thelbi i lirisë është zgjedhja.
“PD është parti e lirisë, e të drejtave të njeriut. Nuk ka asnjë impresion, as kufizim ndaj askujt. Po shkohet drejt finalizimit të farsës elektorale dhe do të vazhdojë me vendosmëri të madhe në ndriccimin e saj në Shqipëri dhe në botë. Natyrisht do të analizojë edhe punën e saj dhe përmirësimin. Ccdo anëtar, secili demokrat e ka shumë të qartë se për Sali Berishën thelbi i lirisë është zgjedhja. Është një koncept i ekzistencialistëve, por që mua më duket koncepti më i drejtë për liri”, thotë Berisha.
Por teksa shprehet i hapur ndaj thirrjeve për një lëvizje kundër tij në PD, Berisha i vendos edhe kufirin atyre që duan të ndërmarrin “Foltoren numër 2”.
Sipas tij, së pari të pakënaqurit brenda partisë duhet që fillimisht të cilësojnë farsë 11 majin.
“Partia duhet të jetë e bashkuar në parimet dhe vlerat që mbron. Duhet të pranojë diversitetin, por ajo që është e qartë se drita e diellit është se 11 maji ishte farsë elektorale. Ata që nuk e kanë të qartë, kanë mungesë të kulturës elektorale dhe duhet të ndalen dhe ta analizojnë. Nëse Këshilli i Europës rekomandon që në Shqipëri të ndahet partia nga shteti, për të gjithë njerëzit që njohin sistemet totalitare, e kanë të qartë që ata nuk zhvillojnë zgjedhje, por farsa”, thotë Berisha.

