Connect with us

Aktualitet

“Jemi të…”/ Ekzekutimi i 33-vjeçarit, babai i viktimës zbulon bisedën e fundit

Babai i 33-vjeçarit Ramazan Mataj, Fatmir Mataj, ka folur në polici pas ngjarjes tragjike mëngjesin e sotëm, ku i biri u gjet i vrarë me armë zjarri në makinën e tij.

Ai ka thënë se nuk është në dijeni të ndonjë konflikti që mund të ketë pasur djali i tij, ndërsa thekson se i biri nuk ka qenë aspak person problematik.

Fatmir Mataj: “Djali nuk më ka shprehur asnjë shqetësim, nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti. Djali im nuk ka qenë aspak person problematik. Djali im është rritur pa bukë dhe më shumë vështirësi. Për herë të fundit folëm në orën 22:00, nuk më shprehu asnjë shqetësim. Jemi të tronditur, të zbardhet ngjarja. Nuk e di arsyen e vrasjes së djalit”

Kujtojmë se ngjarja e rëndë, sipas policisë, ka ndodhur rreth orës 7:15 të ditës së sotme.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të automjetit tip Benz të 33-vjeçarit Mataj, i cili ka humbur jetën në vend. Ai më pas është gjetur nga banorët e zonës, i pajetë.

Burime bëjnë me dije se në pyetje janë marrë edhe pesona të tjerë të afërm me viktimën.

Advertisement