Connect with us

Aktualitet

‘Jemi të parët në botë?’/ Ironizon Fuga: Në ç’fushë, jemi të dytët?

Akademiku Artan Fuga, nuk i ka kursyer ironitë lidhur situatën aktuale në vend qoftë, politike, ekonomike por edhe turistike.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, akademiku Fuga nuk kursen edhe ironitë lidhur edhe me deklaratat e politikanëve për numrin më të lartë të turizmit, teksa shprehet se ‘jemi qendra e botës si për mirë dhe për keq’.

“Në çdo çështje jemi të parët në botë? Si për mirë, si për keq!”, shkruan Fuga, duke shtuar: “Harrojnë se jemi sa një lëvozhgë arre në detin planetar!”.

Reagimi i Artan Fugës:

 

 

Qendra e botes, si per mire, si per keq!

Po si eshte e mundur kaq budallenj te jemi?

Ne cdo ceshtje ne jemi te paret ne bote?

Si per mire, si per keq!

Per turizmin,

maldivet e Evropes,

destinacionin turistik ne bote

aeroportin me zhvillim me te madh,

fluksin e avioneve,

kanabisin,

korrupsionin,

emigrimin,

kullen me te larte,

azilet politike,

ne ne qender te integrimit te ballkanit,

ja edhe per nomadet dixhitale mungonin.

Ne paskemi edhe fshatin me te vjeter ne bote!

Ne edhe gjuhen me te vjeter ne planet.

Te vetmit qe pranojme afghane.

Te vetmit qe pranojme iraniane!

Ne ne keshillin e sigurimit!

Ne drejtoje trupat e Natos ne evropen juglindore.

Jahti me luksoz ne bote qe hyn ne Durres,

Ne me opoziten e vetme ne bote qe dorezon mandatet e dhena nga elektorati!

Cfare sindroma shprehje inférioriteti ne delir!

Harrojne se jemi sa nje levozhge arre ne detin planetar!

Cfare autocentrizmi!

More ku, ne c’fushe, jemi te dytet?!

Advertisement