Connect with us

Rajon

Jemi të pastër si loti/ Vuçiç përgënjeshtron pretendimet e mediave

Serbia nuk i ka shitur asnjë armë, pajisje apo municion Ukrainës apo Rusisë. Me këto fjalë, Presidenti Aleksandar Vuçiç mohoi pretendimet e mediave ruse, se 3500 raketa nga fabrika serbe ‘Krushnik’ u ishin dorëzuar forcave të armatosura të Ukrainës përmes Turqisë dhe Sllovakisë.

Ky informacion u cilësua si tejet shqetësues nga ministria e jashtme në Moskë. Por Vuçiç deklaroi nga konferenca e OKB në Doha, se ata që po fabrikojnë lajme të tilla janë gënjeshtarë dhe duhet të kenë turp, pasi po i sjellin dëme Serbisë.

“Për Serbinë, në përputhje me ligjet ndërkombëtare, ekzistojnë të ashtuquajturit përdorues të lejuar dhe Serbia mund të eksportojë vetëm në vende të tilla. Ne kemi bërë gjithçka në përputhje me ligjin, jemi të pastër si loti”, tha Vuçiç.

Më herët përgënjeshtrimi ka ardhur edhe nga ‘Krushnik’ dhe Ministria e Mbrojtjes në Serbi.

Portali rus “Mash” ishte ai që raportoi mbi dyshimet se 3500 copë raketa “M-21 GRAD” 122 milimetra të fabrikës ‘Krushnik’ iu dorëzuan Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Advertisement