Kronike
“Jeni grup i dobët”/ Si nisi sherri në TikTok që përfundoi me dy të plagosur
Zbulohet shkaku i përplasjes mes të rinjve, në orët e para të mëngjesit në Durrës. Klajdi Mancaku dhe “grupi kundërshtar”, Jugern Vrioni, Mario Vrioni dhe Arben Haxhiu njiheshin me njëri-tjetrin dhe se molla e sherrit ishte muzika mes tyre. 25-vjeçari Mancaku ka komentuar në një video të publikuar nga grupi tjetër, duke u shkruar: Jeni grup i dobët dhe se nuk jeni realë.
Kjo gjë nuk është pritur mirë nga të tjerët duke degraduar në konflikt verbal dhe duke ofenduar njëri-tjetrin. Derisa e lanë që të takoheshin për t’u sqaruar.
Mancaku ka debatuar në telefon me Mario Vrionin dhe i ka lënë takim për t’u sqaruar në afërsi të shtëpisë së Vrionit, ndërsa ky i fundit ka marrë kushëririn dhe shokun e përbashkët me vete, Arben Haxhiu. Por dy të fundit janë plagosur me armë zjarri nga i riu, por fatmirësisht pa lëndime të rënda për jetën.