Connect with us

Politike

“Jeni në tëmtha të fiqirit?”, plas sherri mes Lelës dhe Balës: Ja ku e ke ‘trenin bullgar’ tek PD-ja!

Gazetari Anri Bala ka publikuar një foto ku shfaqen disa fletë votimi që sipas tij dëshmojnë ‘trenin bullgar’ në njësinë numër 7 në Tiranë, që i përkasin partisë demokratike dhe konkretisht janë te emri i kandidates Jorida Tabaku.

Ai tha ndoshta Tabaku nuk ka dijeni për këtë, por sipas tij kjo tregon se PD ka pasur orientim për votën dhe që mund të jetë bërë nga komisionarët.

Ai tha se këtë material ia kanë dhënë nga PD. Pas kësaj në debat me gazetarin është përfshi Alfred Lela, zëdhënësi i zyrës së shtypit të PD.

Pjesë nga debati:

Bala: Kjo është kur të gjitha votat e trenit bullgar… Këtë ma dhanë nga PD, e kam marrë këto ditë. Kjo nuk është bërë nga Jorida, është një orientim, që nuk e ka fajin as kryetari i partisë… ajo është votë për subjektin politik dhe votë boshe për kandidatin. Komisionarët kanë plotësuar për kandidatin e preferuar. The 7 vota janë, ndodhin dhe probleme

Lela: Ti s’ke turp, vetëm një njeri si të vijë dhe të thotë i ka vjedh PD zgjedhjet, jeni në tëmtha të fiqirit?

Advertisement