Connect with us

Politike

Jeni zënë me leva e tulla/ Analisti përplaset me Tabakun: I thatë njëri-tjetrit bandit, tani hyni në fushatë duke…

Analisti Fitim Zekthi, i ka kërkuar kandidates së PD, Jorida Tabaku, që të flasë me qytetarët dhe për situatën e brendshme të PD të 3 viteve më parë, ku fraksionet sipas tij, brenda opozitës shkaktuan deri dhe përplasje fizike mes njëri-tjetrit.

“Nëse ti je zënë me leva dhe tulla dhe sot thua s’ka ndodhur asgjë, kjo s’ka kuptim. Kur i thua kriminel dhe pastaj thua e besoj, jemi bashkë, qytetari s’të beson.

PD nuk e sqaroi dot këtë gjë, i thanë njëri-tjetrit kriminel e bandit dhe hynë në fushatë duke e mbuluar këtë gjë që ndodhi brenda saj”, tha analisti Zekthi.

Ndërsa kandidatja e PD në listën e hapur të koalicionit “Shqipëria Madhështore” Jorida Tabaku tha se nuk duhet të fokusohemi tek debati por te programi ekonomik.
Advertisement