Pinknews
Jennifer Lopez nuk njeh kufi në fotosesionin e fundit
Aktorja dhe këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez, është fytyra e fushatës së re të markës Intimissimi, e cila në Instagram ka shfaqur fotografitë e saj duke pozuar me të brendshme. Bukuroshja kishte veshur një mantel saten në nuancë bezhë, poshtë të cilit kishte veshur të brendshme në të njëjtën nuancë. Duke përshkruar këtë bashkëpunim, në deklaratën e Intimissimi thuhet: “Koleksioni shënon një kapitull të dytë të rëndësishëm në partneritetin krijues mes markës italiane dhe ikonës amerikane”.