Aktualitet
Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë së Pogradecit
Ditën e sotme ka dhënë dorëheqjen nga posti, nënkryetari i Bashkisë Pogradec, Johan Sterjo. Zyrtari, rezulton të jetë vëllai i Viola Sterjos, e cila u arrestua pak ditë më parë pasi kishte mashtruar qytetarët për grante përmes skemës së AZHBR-në.
Atij iu është kërkuar të lërë këtë post dhe pas kësaj Sterjo ka marrë këtë vendim. Aktualisht Johan Sterjo vazhdon të jetë drejtor i Ujësjellësit në Pogradec.
Viola Sterjo u arrestua një javë më parë pasi u denoncua nga disa qytetarë nga Korça dhe Pogradeci të cilëve iu kishte marrë shuma të mëdha parash, duke iu premtuar se do të ndikonte për të përfituar financime nga AZHBR.