Kosova
Jeremiç: Të refuzohet plani franko-gjerman pas zgjedhjeve
Kreu i listës “Partia Popullore – Zgjedhja e sigurt, Vuk Jeremiç ka thënë se është i rëndësishëm refuzimi i planit franko-gjerman për Kosovën pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi.
Duke folur për zgjedhjet e 17 dhjetorit, Jeremiç tha se për Partinë Popullore, nëse rezultati do të jetë i kënaqshëm, nuk varet në radhë të parë nga numri i votave të fituara nga lista e tij, por nga fakti nëse pas zgjedhjeve do të ketë rrethana që do të mundësojnë refuzimin e planit franko-gjerman, pasi sipas tij, ky është “ultimatumi më serioz që Serbia është përballur që nga viti 1999”.
“Gabohen ata që thonë se për këtë Serbia do të sanksionohet, do të vihen viza ose do të tërhiqen investitorët. A nuk ju thanë se pasoja të ngjashme na presin nëse nuk vendosim sanksione ndaj Rusisë? Unë pretendoja atëherë, siç pretendoj tani, se nuk ka asgjë” – tha ish-ministri i Jashtëm i Serbisë.