Kosova
‘Jeton në univers paralel’/ Kurti përplaset me Abdixhikun
‘Jeton në univers paralel’/ Kurti përplaset me Abdixhikun
Situata në veri dhe mungesa e policëve e gjyqtarëve në institucione janë bërë shkak që kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të përplasen verbalisht në interpelancën e Kuvendit. Abdixhiku ka akuzuar Kurtin se e ka pranuar krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe me marrëveshjen e nënshkruar për targat në Bruksel më 23 nëntor. Ai tha gjithashtu se Qeveria Kurti duket se jeton në një univers paralel, dy botë që s’përputhen me njëra-tjetrën.
“Kryeministri Kurti foli për siguri dhe luftë ndaj krimit, teksa mbi 17% e territorit të Kosovës është pa polic, pa prokuror, pa gjykatës dhe pa shërbime bazë. Me çfarë mbahet shteti? Me fjalime nga Prishtina?” – u shpreh Abdixhiku.
Nga ana tjetër, Kurti tha se ekzekutivi nuk varet nga votat e Listës Serbe, dhe për këtë fakt duhet të jemi të gëzuar. Ai gjithashtu ka mbrojtur qasjen që ka për dialogun me Serbinë dhe theksoi se qytetarët kanë votuar masivisht për një qasje të re në dialog.
Themelimi i Asociacionit është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë dhe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë ku shumica e popullsisë janë serbë.